Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë mbahet javën e fundit të nëntorit në Durrës

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë do të bëhet javën e fundit të nëntorit në Durrës. Në këtë do të bëhet një rikalim i 86 marrëveshjeve të lidhura deri më tani mes dy vendeve dhe të fokusohemi në fushat e tjera të bashkëpunimit. Xhaçka tha se të ngrihet një grup pune për zbatimin e marrëveshjeve në fuqi dhe përpilimin e planeve për marrëveshjet e reja që do të bëhen në të ardhmen.
“Mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që do të bëhet në javën e fundit të nëntorit në Javën e Flamurit, e 7 në radhë e përbashkët, që do të bëhet një rikalim i të gjitha marrëveshjeve të kaluara deri tani, bëhet fjalë për 86 marrëveshje të lidhura gjatë takimeve të përbashkëta janë zhvilluar deri tani. Qëllimi është të çojmë para këtë proces për t’i dhënë një shtysë të re të gjitha marrëveshjeve dhe për të identifikuar fusha të reja bashkëpunimi. Në mbledhjen e dy qeverive do të preken fushat e ekonomisë, diplomacisë, drejtësisë, shkenca e kultura. Dy ministritë e jashtme, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë vendosur krijimin e një grupi pune të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve në fuqi dhe përpilimin e planeve për marrëveshjet në të ardhmen”, tha Xhaçka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




