Emërohet zv/ministrja e re e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Politikë | 5 vite më parë

Enkelejda Muçaj është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave nga kreu i qeverisë Edi Rama. Vendimi është publikuar në faqen online të Kryeministrisë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme