Berisha: Nuk e solla unë Bashën në krye të PD

Politikë | 5 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mohuar se ka qenë ai që ka “emëruar” Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Nga Korça, ai tha se, pavarësisht se nuk ka gisht në emërimin e Bashës, e ka mbështetur atë që ditën e parë. Sipas tij, ishte Rama që e mashtronte kryedemokratin duke i thënë “çun i mirë”.

“E kam mbështetur me gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite, por nuk jam unë që e kam sjellë atë. U paraqitën vetëm dy kandidatura dhe asnjë nuk thirra unë. A e mbështeta? Plotësisht. Në 2017 i thashë jep dorëheqjen se kjo humbje është poshtërim për ne, kemi rënë më keq se në 1997. Jo vetëm kaq, por mënyra si u mashtrua nga Rama duke thënë është çun i mirë. Nuk e jap dorëheqjen tha. Nuk kam qenë dakord të kthehem, por momenti që kaluam nga humbja në humbje. Jemi pa perspektivë. Duhet të jepte dorëheqjen, na ka dëmtuar shumë në elektorat”, tha Sali Berisha.

Për Sali Berishën, e vetmja mënyrë për largimin e kryeministrit Edi Rama, janë protestat e fuqishme. 

“Edi Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon ai vetë, as me opozitë pupël, ai ikën me protesta të fuqishme për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Prandaj ne duhet të ringrihemi”, tha ish-kryeministri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme