PS rrëzon kërkesën për hetimin e rastit “Bechetti”, miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 prillin

Ashtu siç edhe u paralajmërua më herët gjatë seancës parlamentare, maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për rastin “Bechetti”. Kërkesa e opozitës mori 77 vota kundër dhe 43 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim. Nga ana tjetër, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni që do të drejtohet nga opozita u votua me 120 vota pro. Mazhoranca ka rrëzuar gjithashtu edhe dy dekretet e Presidentit Meta për rishikimin e Buxhetit 2021 dhe ligjin për të “Huajt”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




