Holanda ‘zbut’ qëndrim ndaj Shqipërisë, Rutte kritika Bullgarisë: Zhbllokimi të ndodhë sa më shpejt

Politikë | 5 vite më parë

Holanda, një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, duket se ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, pasi ka kritikuar hapur Bullgarinë për pengesën që po bën ndaj Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se nuk ishte i kënaqur me qëndrimin e mbajtur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, një vendim që po pengon gjithashtu edhe negociatat me Shqipërinë.

“Ne duhet të presim për zgjedhjet në Bullgari, por nuk jam i kënaqur me faktin se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut është ende e bllokuar. Unë mendoj se duhet të zhbllokohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne e dimë se do të ndodhë, me shumë shpresë, pas zgjedhjeve në Bullgari. Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur atë ”, tha kryeministri Rutte.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme