Komisionet hetimore, Balla: Duhet diskutim me opozitën në Parlament!

Kreu i Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi se shtyrja e ngritjes së komisioneve hetimore, është bërë për shkak se duhet një diskutim mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend. “Komisionet hetimore parlamentare janë një instrument në duart e kuvendit për te hetuar cështje që së pari kanë interes publik por objekti i hetimit puna e tyre rregullohet me ligje të posacme. Nje vendim i Gjykatës Kushtetuese, është e drejta për të ngritur komisionin dhe për tu diskutuar në parlament cështja”, tha Balla.
Zoti Balla shprehet se ai ka propozuar dhe uljen e numrit të anëtarëve të komisioneve pas sipas tij, sa më pak anëtarë, aq më shumë punë bëhet. “Ne do të fillojmë një proces diskutimi me opozitën për objektin e punes së këtyre komisoneve për të arritur një konsensus, numri i anetarëve nuk ka pse të jetë kaq i madh dhe mund të them sa me i vogël numri aq me efektive është puna. Është marre në shqyrtim nje kerkese nga Vasili për te qene ne komison” tha Balla.
“Do te kemi Kuvendin në të njëjten linje me universitetet, me shkollat apo casje të tjera me luften ndaj pandemise, pjesmarrja do jetë fizike me kusht paraqitjen e certefikatës së vaksinimit. Jemi në kushtet e nje jete normale parlamentare. Unë dua që të nisim diksutimet që sot me dëshiren që kjo cështje të mos jete pjese ee nje pakete por urgjenca që kemi për të të na cojë te depozitimi dhe hartimi i këtij ndryshimi të vogël që i jep mundesinë në mënhrë që vetingu te shtyhet në qershor të 2024”.
Edhe grupet e PD dhe grupet e tjera opozitare tjerët shpresoj ta mbështesin këtë vendim, dua dhe flas në emer të PS që këto ndryshime të kene ndodhur deri në Krishtlindje”-u shpreh Balla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




