Festa Kombëtare e Gjermanisë, kryeparlamentarja Nikolla uron presidentin e Bundestsgut

Politikë | 5 vite më parë

Me rastin e 3 Tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Bundestsgut, Wolfgang Schäuble. Përmes letrës së saj në këtë ditë të veçantë për Gjermaninë, ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin tashmë të njohur në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, çka u konfirmua edhe gjatë vizitës së Kancelares Angela Merkel në Tiranë, më 14 shtator të këtij viti. Zonja Nikolla shtoi se marrëdhëniet e bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman do të zgjerohet e fuqizohet më tej.

Letra e plotë: 

“Ju shpreh urimet më të përzemërta të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të miat personalisht, me rastin e 3 Tetorit, Festës Kombëtare të Gjermanisë. Rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, këto ngjarje të shënuara për kombin gjerman dhe për të gjithë njerëzimin, lajmëruan erën e ndryshimeve  demokratike dhe të lirisë për popujt e Evropës Lindore e Qendrore e më gjerë.  Gjermania është sot një vend i madh, i fuqishëm dhe i përparuar, mike e Shqipërisë, një anëtare prestigjioze e Bashkimit Europian dhe shoqëria gjermane një model për demokracitë e reja. Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë, Bundestagut dhe Juve personalisht për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin tashmë të njohur në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, çka u konfirmua edhe gjatë vizitës së Kancelares Angela Merkel në Tiranë, më 14 shtator të këtij viti.  Shpreh bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman do të zgjerohet e fuqizohet më tej.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme