Kamp refugjatësh të paligjshëm në Shqipëri? Reagon këshilltari i kryeministrit Rama

Lidhur me lajmin e të përditshmes britanike “The Sun”, se të gjithë emigrantët e paligjshëm që do të kapen në Francë-Angli do të strehohen në Shqipëri, ka reaguar vetë këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga. Britanikja “TheSun”, në një artikull ekskluziv, shkruan se ministrja angleze Priti Patel shpreson se ky vendim do të pengojë emigrantë që planifikojnë të bëjnë kalimin e rrezikshëm. Duke folur për mediat ajo tha se qeveritë “duhet të jenë në gjendje të marrin në konsideratë çdo mundësi të vetme” kur merren me azilkërkuesit. Megjithatë Endri Fuga, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë
“Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë dhe jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne,” shkruan Fuga.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




