PD: Deputetët e opozitës do marrin pjesë fizikisht në Komisionin e Ekonomisë

Politikë | 5 vite më parë

Partia Demokratike deklaroi sot se deputetët e opozitës do të marrin pjesë sot fizikisht në Komisionin e Ekonomisë. Në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së thuhet se “deputetët e opozitës do te jene fizikisht te pranishëm në Komisionin e Ekonomisë sot në orën 10.00. Ftojmë medien ta ndjekë”.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mblidhet sot me rend ditë “shqyrtimi në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi i Aktit Normativ Nr. 29. Datë. 13.09.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer export  B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me Aktin Normativ Nr.3, datë 18.1.2021”

Po ashtu, Kuvendi njofton se Mbledhja do te zhvillohet online ne platformën Cisco Webex.

Një ditë më parë, Kryetari i Grupit Parlamentarë të PS-së TAULANT Balla deklaroi se të hënë do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar propozimin e opozitës për marrjen pjesë fizikisht në komisione në kushtet e pandemisë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme