Basha pas takimit me delegacionin e OSBE-ODIHR: U konfirmua masakra zgjedhore

Politikë | 5 vite më parë

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas takimit me delegacionin e OSBE-ODIHR, u shpreh se raporti për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri faktoi masakrën zgjedhore. Duke bërë një krahasim, Basha u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë asnjë ndryshim me ato të Bjellorusisë. Kryedemokrati thotë se e vetmja mënyrë për të ndryshuar, është të luftojmë përmes nismave ligjore, duke përmendur reformën zgjedhore. Basha u shpreh se kësaj nisme do i shkohet deri në fund teksa bëri me dije se do të kërkojë nga Kuvendi rinisjen e punës për këtë reformë.

E informova që ne kemi një aryse se pse jemi në atë parlament, kthimin e demiokracisë në vend. Që të arrijmë këtë, të gjithë duhet të mbledhim raportin. Të gjitha këto të marrin zgjdhje, nuk mjafton vetëm një reformë zgjedhore për të cilën kemi ngritur një grup pune. Do t’i çojmë Kuvendin për ngritjen dhe vazhdimin e punës për reformën zgjedhore. Regjimi në 25 prill, deri në procesin e ankimimit, shkeli dhe ato rregulla që bëri vetë. Qartësisht në këtë vend, nuk duhet vetëm një reformë zgjedhore por një shkundje e madhe. Dy mekanizmat kryesor janë t’u japim shqiptarëve jo vetëm ligjin, por dhe instrumentet që legjislacioni do të bëhet. Ligje të mira ka dhe Lukashenko, por Shqipëria nuk duhet të bëhet si Bjellorusia. Ne do bëjmë gjithçka” – tha Basha.

Lidhur me përplasjet brenda PD-së pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, Basha tha se armiku i vetëm është regjimi i vendosur nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Partia Demokratike është e përkushtuar të bëjë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarëve. Armiku i PD-së është armiku i shqiptarëve, regjimi i krijuar në 25 prill” – tha Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme