Von der Lyen: Shqipëria e ka vendin në BE! Ajo i ka bërë detyrat!

Politikë | 5 vite më parë

Presidentja e KE, Ursula Von der Lyen tha se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se ajo i ka bërë detyrat. Zonja Von der Lyen e bëri deklaratën ndërsa bashkë me kryeministrin shqiptar përuruan një institucion arsimor në Tiranë. “Do kisha dashur shumë që fëmijët e mi të kishin qenë në një shkollë të tillë. Ky është një simbol i miqësisë, i bashkëpunimit dhe i të ardhmes tonë të përbashkët. Ne kemi parë të ardhmen, vajzat , djemtë dhe e ardhmja e Shqipërisë është në BE, ne kemi miq dhe partnerë dhe ne duam që të bashkëpunojmë”.

Von der Lyen tha se tani është koha e BE të veproj pasi këtë ia ka borxh rinisë shqiptare. “Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë një rrugë e gjatë dhe tani jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë dhe ky është borxhi që ne i kemi rinisë shqiptarë që besojnë tek BE dhe e shikojnë vetën si qytetarë të ardhshëm të BE” tha Von der Lyen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme