Kurti: Të heqim barrierat mes vendeve tona, të shtojmë bashkëpunimin!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu mendimin se dy kabinetet qeveritare duhet të rrisin bashkëpunimin dhe të shtojnë projektet e përbashkëta. “Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve. Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi e mireqënie për dy vendet”, tha Kurti.
Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se duhet sa më shpejt të hiqen barrierat, për të lehtësuar ekonomine e të dyja vendeve. “Do të punojmë së bashku që tregu të jetë më unik, që qytetaret dhe mallrat të ecin sa më me pak pengesa dhe shpejtë. Kjo është e mundur mes nesh, sepse kemi besimin e plotë te njëri-tjetri”. tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




