Komisionet on line, debat edhe jashtë parlamentit

Debati rreth zhvillimit të mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare on line ose jo, mes PS dhe PD janë zhvendosur jashtë parlamentit.
Sekretar i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha për gazetarët se opozita do të marrë një vendim se cili do të jetë aksioni i saj. “Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës, dua të informojë publikun, mbi një akt të paprecedentë, për t’i mbyllur gojën opozitës, mbledhje online mund të zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme” tha zoti Bardhi. Sipas tij gjatë 8 viteve kuvendi është një noter i akteve korruptive të qeverisë.
Nga ana e tij kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se seancat e rëndësishme do të zhvillohen me prani fizike në sallat e mëdha të Kuvendit.

“Do ketë komisione online dhe do ketë edhe mbledhje të rëndësishme që do futen në sallat e vetme që plotësojnë kriteret e distancave” tha zoti Balla. “Nuk e di ku e kanë dëgjuar se Shqipëria nuk qenka në kushte të jashtëzakonshme për pandeminë. Ne kemi një numër të lartë infektimesh në dit ë dhe kemi disa humbje jete” tha zoti Balla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




