Nikolla vizitë në Prishtinë: Qeveritë shqiptare e kosovare duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që rezultatet të jenë të prekshme!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla  gjatë konferencës  për shtyp me homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca theksoi se dy qeveritë shqiptare e kosovare duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, në mënyë që rezultatet të jenë të prekshme. “Ne kemi marrë përsipër t’iu shërbejmë shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri dhe për të pasur sa më shumë rezultate, duhet të kemi bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Kjo është një vizitë që tregon se nuk kemi më kohë për të humbur, por duhet të fillojmë bashkërendimin, që rezultatet të jenë më të prekshme, tha zonja Nikolla .”Ne inkurajojmë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Ngritja e Komitetit të Përbashkët për ta parë si po shkojnë marrëveshjet dhe dakordësimet, që dy qeveritë tona po bëjnë, do të ketë edhe përfaqësues të dy parlamenteve tona”, theksoi Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Lindita Nikolla.
Kryetarja Nikolla foli dhe për çështjes e reciprocitetit Kosovë Serbi, duke thënë se Shqipëria vlerëson rihapjen e dialogut Kosovë Serbi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme