Xhaçka në OKB: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë!

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në Sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Ndërsa i është referuar edhe fjalimit të presidentit Joe Biden, zonja Xhaçka shprehet në një status në rrjetet sociale se është krenare për përkushtimin e Shqipërisë ndaj multilateralizmit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. “Mirëpresim bashkëpunimin me të gjithë vendet partnere për të çuar më tej kauzën e paqes në botë” shkruan ministrja Xhaçka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




