Rama paralajmëron ministrat: Mbajini larg familjet, kushërinjtë e krushqit nga fondet publike!

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri socialist Edi Rama paralajmëroi ministrat në mbledhjen e parë të qeverisë se kush shkel në dërrasë të kalbur e ka punën me organet ligjzbatuese.

Kreu i qeverisë u kërkoi ministrave që t’i mbajnë familjarët larg zyrave të shtetit dhe larg fondeve publike.

“Kush nuk do të thotë të vërtetën do marrë mbi veten përgjegjësitë, politike, morale, instituconale edhe ligjore nëse koha do vërtetojë të Kuvendit.

Në mbledhjen e parë jap një porosi: Ministër nuk bëhesh vet, të bën kryeministri, por vendin nuk e mbaj unë, duhet ta mbash vetë. Kjo vlen edhe për dyshemenë ku shkel.

Dyshemeja është vetëm ligji. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese, jo me mua, as me qeverinë, as me partinë.

Kjo është porosia ime. Do t’ju mbështes pa kursim,  do tu mbroj publikisht pa asnjë rezervë kundër çdo agresioni dhe kundërshtari të progresit, do t’ju ruaj edhe shpinën nga çdo erë, por as mua as PS-në nuk do ta ketë mbrapa kush do hedhë qoftë një hap jashtë dyshemesë së ligjit.

Familja ime nuk ka lidhje me punët e shtetit. Do ju kërkoja t’i mbani larg familjet tuaja nga dyert e zyrave të shtetit. Nga fondet publike, dhe nga kërkesat e të tretëve, qoftë kushërinj apo krushq”, tha zoti Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme