Meta: Demokracia në Shqipëri më mirë se para 25 prillit, Opozita të bëjë detyrën në parlament!

Presidenti Ilir Meta vlerëson se demokracia në Shqipëri është në një situatë më të mirë se sa periudha katastrofike sipas tij para zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa i bëri thirrje opozitës të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament që institucionet e tjera të rimarrin veten dhe të respektojnë Kushtetutën e Shqipërisë. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri nga qyteti i Korçës duke folur për disa media. “Situata e demokracisë në vendin tonë është në një gjendje problematike, nuk është siç do të donin shumë përfshi mua, pas 25 prillit, por është shumë më mirë se situata katastrofike para 25 prillit, në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues e funksional në kushtet e 0 opozitës në gjitha institucionet qendrore të vendit” tha zoti Meta. Presidenti tha se “Mbas 25 prillit janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë për një demokraci funksionale dhe një parlament funksional. Ky është qëllimi ynë kryesor që demokracia të funksionojë që premtimet e atyre që votohen të mbahen” tha ai.
Deklaratat e tij kreu i shtetit i bëri pas një ceremonie për vlerësimit të katër të përndjekurve politikë, simbole të rezistencës antikomuniste në Korçë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




