Rama përsërit ftesën për PD: Gati të dialogojmë për çfarë dëshironi!

Kreu dhe kryeministri socialist Edi Rama ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim drejtuar Partisë Demokratike në opozitë. Duke folur në parlament ndërsa paraqiste programin e qeverisë së tij zoti Rama tha se është i gatshëm të dialogojë me PD dhe nuk synon asnjë kompromis që nuk e dëshirojnë. Për më tepër kreu i maxhorancës tha se nuk do të pranojë ndërkombëtarë për zgjidhjen e çdo lloj dialogu në funksion të zgjidhjes së krizave të mundshme me opozitën. Dora jonë është e shtrirë drejt PD, vijë mendimi, jo fjalë për kaluar radhën. Të jemi të qartë, nuk duam lëshim nga ju, jemi gati të dialogojmë për çdo lëshim që ju doni. Nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që nuk e dëshironi, jemi gati për çfarë dëshironi për njerëzit e të ardhmes” tha kryeministri socialist Edi Rama.
“Nuk jemi të detyruar të merremi vesh për gjithçka, madje mund të mos merremi vesh për agjë. Por progresi nuk varet nga sa shpesh bien dakord qeveria me opozitën, por mënyra si e adresojnë” tha ai duke shtuar: “Kurrë mos rrënçim dakord! Në fund vota vendos! Por s’mund të mos sillemi si njerëz, prindër fëmijësh e fëmijë prindërish!… Të gjithë nuk kemi shkëlqyer në sytë e qytetarëve”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




