Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin në Serbi, nesër viziton Tiranën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sapo ka mbërritur në Beograd, ku është pritur nga presidenti Vuçiç. Lideri serb, kishte edhe një buqetë me lule për gruan e hekurt, në atë që po cilësohet si “turi i lamtumirës”. Kur bëhet fjalë për Serbinë, Gjermania nuk është vetëm një nga partnerët më të rëndësishëmekonomik, por edhe një vend, zëri i të cilit shihet si vendimtar për procesin e integrimit evropian.
Pas takimeve në Beograd, Merkel nesër do të mbërrijë në Tiranë. Në axhendë përpos bisedës dhe konferencës me kryeministrin Edi Rama, është edhe një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, i iniciuar disa vite më parë nga vetë Merkel.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




