Berisha pritet me brohoritje para parlamentit

Politikë | 5 vite më parë

Ish kryetari i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha është pritur si hero në hyrje të parlamentit shqiptar, ndërsa pritej të fillonte seanca e parë e legjislaturës së re. Një ditë më parë ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD nga kreu i partisë Lulzim Basha, pasi më parë DASH e kishte shpallur të padëshirueshëm në SHBA. “PD do dali më e fortë  nga kjo betejë ” tha zoti Berisha para përkrahësve të tij. “Sfida kryesore e PD është rikthimi i sovranitetit të grabitur poshtërsisht nga marrëveshja Basha-Rama” tha ish kreu i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha. Pas këtyre deklaratave priten zhvillime brenda PD dhe grupit të saj parlamentar. Ky i fundit duket se është ndarë mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të zoti Berisha. Në hyrje të parlamentit ai u prit nga deputetët demokratë Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme