Berisha këmbëngul: Jam anëtar i grupit parlamentar të PD!

Politikë | 5 vite më parë

Ish kryetari i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha ka këmbëngulur se është anëtar i grupit parlamentar demokrat. Deklaratën e tij ai e bëri në përfundim të seancës së parë parlamentare. Ai ka sulmuar sërish ashpër kreun e PD Basha, për të cilin tha se ka bërë pazare të fëlliqura me kryeministri Rama. “Do marr çdo nismë ligjore dhe statutore brenda PD për rikthimin e  saj në piedestalin që meriton. Jashtë çdo lloj diskutimi: Jam anëtar i grupit parlamentar të PD. Vendimi, kompromisi Basha-Rama është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale të pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fuqishëm në pozicionin e saj si opozitë” tha zoti Berisha. Një ditë më parë ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD nga kreu i partisë Lulzim Basha, pasi më parë DASH e kishte shpallur të padëshirueshëm në SHBA.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme