Largimi i Berishës, Ambasada: “Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt”

Politikë | 5 vite më parë

Ambasada Amerikane në Tiranë reagoi ndaj vendimit të kreut të PD Lulzim Basha për të larguarnga grupi parlamentar demokrat ish kryetarin dhe ish kryeministrin Sali Berisha. ” Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt” shkruan ambasada një status në Facebook. “Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri” shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme