Gjiknuri: PS do të riorganizohet!

PS do të ristrukturohet. Skretari i ri përgjithshëm i saj Damian Gjiknuri tha pas një mbledhjeje të sekretaritit të ri me kreun e PS Rama, tha se se me fillimin e vitit 2022 socialistët do të kenë një statut dhe riorganizim të ri.
”Do të ndërtohet një proces, analizat postzgjedhor dhe për të ristrukturuar partinë për të përballuar sfidën” tha zoti Gjiknuri për gazetarët. “Mandati i tretë është gjithmonë i vështirë, qeverisja ka koston e saj dhe puna ku duhet të bazohet PS dhe angazhimi do të jetë garanci që kjo parti të mbetet parti lider në politikë bërjen” shtoi zoti Gjiknuri.
Zoti Gjiknuri kujtoi se pas 2 vjetësh janë zgjedhjet lokale dhe pas 4 vitesh zgjedhjet e përgjithshme. “Është koha e mjaftueshme për të testuar organizimin e ri” tha numri dy i PS duke shtuar se “Ka dhe probleme që duhet të reflektojmë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




