Ditmir Bushati dhe Fatmir Xhafaj, zgjidhen në kryesinë e PS

Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa dhe Ilir Beqaj, janë kandidatët burra të votuar në kryesinë e Partisë Socialiste. Risia e kësaj liste është pikërisht Ditmir Bushati, i cili u hodh në votim nga kryeministri Edi Rama, por do duhej të merrte besimin e socialistëve për t’u ‘rehabilituar’ edhe njëherë në PS. Tri emrat e tjerë janë pjesë e gardës së socialistëve. Fatmir Xhafaj u zgjodh deputet pasi theu listën e Tiranës të deputetëve, duke marrë vota preferenciale. Për listën e burrave gjithë kandidaturat për 6 vende ishin 10:
-Pandeli Majko
-Ditmir Bushati
-Ilir Beqja
-Arben Pëllumbi
-Eduard Shalsi
-Armando Subashi
-Fatmir Xhafaj
-Pjerin Ndreu
-Ervin Demo
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




