Sekretarja e re e PD, Godole: Duhet të ndahemi nga Berisha dhe të ecim përpara

Politikë | 5 vite më parë

Një ditë pas marrjes së postit si drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, studiuesja Jonida Godole, ka bërë një deklaratë, ku është shprehur hapur se PD duhet të ndahet përfundimisht nga ish-lideri historik Sali Berisha. Godole solli në vemendje edhe rastin e ish-kancelarit Gjerman Helmut Kohln, ku në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij.

Duke folur për përfshirjen e saj në PD, Godole theksoi se ky është një angazhim vullnetar lidhur me kauzën e zbardhjes së krimeve të komunizmit.

“Sa i përket kauzës së të përndjekurve politikë, për fat të keq nuk ka një forcë tjetër politike këtu, përveç PD, që të jetë shprehur hapur dhe qartë se ai regjim ka qenë kriminal.

Ai regjim ka qenë kriminal. Unë do mundohem që në pak vite të arrijmë të kemi një lloj paqeje, të kemi një transparencë të plotë për krimet e komunizmit dhe një kërkim faljeje reale”, u shpreh Godole.

Kujtojmë se pas shpalljes “non grata” nga DASH amerikanët po bëjnë presion që ish-kryeministri të mos futet në parlament në shtator.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme