Ish funksionari i lartë i LSI-së, Luan Rama largohet nga të gjitha funksionet politike në LSI

Politikë | 5 vite më parë

Ish funksionari i lartë i LSI-së, Luan Rama largohet nga të gjitha funksionet politike në LSI. Me një shënim të gjatë në mediat sociale, ish funksionari ilartë i LSI-së, komunikon se largohet pas humbjes ne zgjedhje.  “Drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës.”- shkruan Luan Rama.“Pa asnjë mëdyshje, me bindje dhe shumë ndershmërisht, në përputhje të plotë me parimet dhe kodin tim moral dhe politik sipas të cilit, drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, kam vendosur të ndërpres angazhimin tim prej të gjithë funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësitë që më takojnë për humbjen e LSI-së në qarkun e Vlorës.
Rezultati i zgjedhjeve që LSI arriti në qarkun e Vlorës, është nën nivelin e mundësive reale të votuesve që LSI ka në atë qark. Është rezultat i papërligjur politikisht, larg pritshmërive dhe objektivave të përcaktuar.”-vijon Rama.
Ai thote se vendimi ilargimit është në përputhje me prograimin dhe statutin e LSI-së. Pas 13 viteve angazhim në këtë force politike, Luan Rama shpreh mirenjohje per drejtuesen e partise, në të cilen mbajti postin e nenkryetarit.
“Unë do të vazhdoj të jem kontributor dhe votues i LSI-së, për aq kohë sa LSI do të jetë forcë që gjeneron energji dhe ide e që bashkon rreth saj të rinj e të reja, progresistë dhe eurosocialistë, për sa kohë që LSI do të jetë forcë që ofron kontribute për integrimin euroatlantik të Shqipërisë.”- perfundon Luan Rama


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme