PS mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, zgjidhet kryesia e re dhe drejtuesit e qarqeve

Partia Socialiste do të mbledhë të enjten, 2 shtator, Asamblenë Kombëtare, e para pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Mbledhja do të zhvillohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve, në orën 10:00, mbështetur në statutin e partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Sipas axhendës së publikuar sot, pas hapjes së mbledhjes dhe miratimit të rendit të ditës, do të mbajë një fjalë Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste.
Në vijim, Asambleja do të zgjedhë Kryesinë e re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariatin ekzekutiv të partisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




