Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri, Rama: Gjithë opinioni ndërkombëtar sot flet me admirim për ne!

Politikë | 5 vite më parë

Dy avionë të tjerë me afganë mes të cilëve edhe fëmijë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë me krenari se për Shqipërinë sot flitet me admirim në të gjithë opinionin ndërkombëtar. “Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar #KrenarpërShqipërinë,” shkruan zoti Rama në rrjete sociale ndërsa ndan foto afganëve, që kanë ardhur në vendin tonë.

108 prej afganëve të cilët mbërritën ditën e sotme u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme