Mark Marku jep dorëheqjen si deputet i opozitës: PD është parti personale e Bashës dhe Berishës!

Politikë | 5 vite më parë

Profesori i njohur i gazetarisë Mark Marku, i cili fitoi bindshëm si deputet i PD në qarkun  e Lezhës, ka deklaruar lënien e mandatit. Lajmin e ka bërë të ditur në një shkrim të botuar të premten në të përditshmen Panorama.

Zoti Marku ka spjeguar arsyet që e kanë shtyrë atë të lerë mandatin. Sipas tij kreu aktual i PD Lulzim Basha dhe ish kryetari Sali Berisha e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre. “PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica” shkruan zoti Marku.

Ai ka përsëritur propozimin e njohur për “fillimin e një procesi ndryshimi thelbësor të PD-së, ridimensionimin e marrëdhënieve me shoqërinë, përgatitjen e një oferte konkurruese elektorale, ndryshimin e modelit të lidershipit dhe të marrëdhënies së tij me PD-në, ndërkohë që PD vazhdon rutinën 8-vjeçare të humbësit”. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme