“Duhet të mendojmë për afganët”! Kryeministri Rama intervistë për BBC

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në  një intervistë dhënë për emisionin radiofonik “The World Tonight”, në BBC, ka folur lidhur me situatën më afganët, ku Shqipëria ka vendosur që të pranojë disa prej tyre në vendin tonë. Zoti Rama ka theksuar se shqiptarët ishin si afganët rreth 30 vite më parë, ndërsa ka shtuar se tashmë është çasti për të ndihmuar afganët.

“Unë nuk e di se çfarë nënkuptojnë vende të Bashkimit Evropian, kur thonë se do të marrin refugjatë afganë në vite. Duhet të jemi aty për ata që punuan për ne. Janë mijëra, duhet të jemi aty tani, jo në vite. Tani!” tha Rama.

“Ne kemi qenë në një regjim të ngjashëm me atë taleban”

“Duhet të mendojmë për afganët sepse nëse jo, ata do të ndëshkohen si tradhtarë dhe me tradhti, nënkuptoj vdekjen, pasi ashtu trajtohen tradhëtarët atje”.

“Ne i kemi parë luftërat. I kemi jetuar ato. Kemi jetuar tmerret e luftës”.

“Këta jemi ne. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas luftës se sa përpara luftës. Kemi këtë kod, ku turpi më i madh në jetë, është të lësh në baltë mysafirët. Ne ishim afganë disa dekada më parë, kur ikëm nga Shqipëria, fortesa e Koresë së Veriut në Evropë në atë kohë. Trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirërpitëm. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se në këtë botë jetojmë. Nuk jemi të pasur, por nuk duhet të humbasim kujtesën kolektive”, ka shtuar Rama më tej.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme