Raporti i OSBE, Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reguar pas punlikimit të raportit nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla e konsideron përfundimin e raportit si më të mirin që ka marrë Shqipëria në 30 vite. Ndërsa thekson se OSBE konfirmoi raportin paraprak se zgjedhjet se 25 prillit u zhvilluan në mënyrë demokrate dhe respektuan lirinë e zgjedhësve.

“OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport”, shkruan Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme