PD publikon emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar

Politikë | 5 vite më parë

Partia Demokratike ka shpallur këtë mesditë listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. PD ka bërë të ditur emrat e 300 anëtarëve, që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.

Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Agron Musaraj ish-ministër i Brendshëm, Aulon Kalaja aktivist, Arben Ristani, Ardjan Isufi, Halim Kosova, Jamarber Malltezi, Kastriot Islami, Klodiana Shala, Niazi Kosovrasti, Sait Dollapi, Valentina Duka. Elda Hoti deputetja e LSI cila pranoi mandatin, kur i dogji opozita dhe u largua nga parlamenti. Mbetet anëtarë i këshillit Kombëtar Demokrat edhe Bardh Spahia ish deputet i cili nuk e fitoi mandatin. Kemi dhe emra të njohur si futbollisti Andi Lila, aktori Julian Deda, Aldo Bumçi, Agim Baçi, Asllan Dogjani, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Blendi Kasmi, Adritaik Lami, Dorjan Teliti, Ilirjana Kuçana, etj.

Dokumenta bashkëngjitur

 
 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme