Basha: Jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim!

Pas zgjedhjes së 300 emrave të Këshillit të ri Kombëtar, reagoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se kemi përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, sepse jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.
“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur. Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie”, deklaroi Basha.
Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, tha ai, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.
Sipas kreut të PD-së, Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




