Holanda, pengesa e fundit për negociatat me BE-në

Me Holandën Shqipëria kapërceu pengesën e fundit të shprehur gjatë drejt nisjes konkrete të bisedimeve të anëtarësimit. Më 22 qershor Këshilli Europian për çështje të përgjithshme pritet të formulojë dokument vendimet që bëhen pjesë diskutimeve dhe vendimeve të takimit të krerëve të shteteve europiane më 24-25 qershor.
Po ndërsa Shqipëria ka kapërcyer pengesat e saj duke parë një miratimi unanim për Konferencën e parë ndërqeveritare, vendimi nuk duket ende i qartë pasi pengesa për Maqedoninë e Veriut mbetet ende në fuqi.
Arritja e një konsensusi për Shqipërinë duke rënë dakort me gjetjet e Komisionit Europian, e ka bërë edhe më të paqartë vendimin duke konsideruar faktin që vendet anëtare dëshirojnë që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të ecin sipas arritjeve personale, por në grup të përbashkët. Simbolika e grupit që do të duhej të vepronte edhe si presion ndaj mosmarrëveshjes së fundit Bullgari Maqeodnia e Veriut, në fakt sipas gjasave të deritanishme ka bërë të paqartë vendimin për Shqipërinë ku ka unanimitet.
Burime të besueshme i thanë Televizionit Publik se gjasat e një zgjidhjeje Bullgari -Maqedoni e Veriut nuk duken ende, sidomos me situatën e ngarkuar politike në Bullgari, çka do të thotë se Shqipërisë do t’i duhet të kalojë edhe provën e zjarrit të Maqedonisë së Veriut.
Shqipëria kishte arritur unianimitet të plotë për kornizën negociuese, ndërsa priteshin plotësimi i disa kushteve shtesë për të realizuar së bashku kuadrin negociues dhe Konferencën e parë ndërqeveritare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




