Kreu i PD Basha, zgjedh Tritan Shehun, si drejtues i fushatës në Gjirokastër

Tritan Shehu është përzgjedhur drejtuesi i PD-së për qarkun e Gjirokastrës, duke i dhënë fund kështu procesit të caktimit të shefave poilitik që do të drejtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Shehu ricaktohet sërish në këtë qark, pasi edhe në zgjedhjet e shkuara parlamentare ishte personi që drejtoi fushatën elektorale. Ish-ministri Shehu ishte një nga kandidatët që u skualifikua nga komisioni i përzgjedhes së emrave të mundshëm për deputetë i pagëzuar me emrin “Nishani-Ruli”.
“Vendimi për të kandiduar për deputet mbas votimit të anëtarësisë se PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjetër”, do të deklaronte Shehu në muajin tetor pas bërjes publike të skualifikimit.
Ai ishte përzgjedhur nga anëtarësia e PD-së së Gjirokastrës, por që nuk u mor në konsideratë nga Komisoni i PD për përzgjedhjen e kandidaturave. Shehu pati deklaruar se vlerësimi i vërtetë për të ishte ai votim, që bëri së fundmi antarësia e PD-së së Gjirokastrës, e cila ashtu siç e ka mbështetur në gjithë këto vite e mbështeti përsëri me votën e saj të qartë.
“Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe për PD, veçanërisht kur vjen nga ata njerëz të tillë të mençur, që ashtu siç dinë të të “hapin derën”, dinë edhe të ta “mbyllin atë”, siç edhe ka ndodhur”, shkruan Shehu.
Ditën e djeshme PD shpall si shef shtabi të fushatës Flamur Hoxhën për qarkun e Kukës, duke e përmbyllur caktimin e 12 drejtuesve politik me emërimin e sotëm të Shehut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




