Meta sulmon Ramën me mesazhet e Rooseveltit

Politikë | 6 vite më parë

Presidenti Ilir Meta vazhdon të përcjelli mesazhe kundër maxhorancës dhe liderit të saj kryeministrit Edi Rama, ndëse nuk e përmend me emër. Zoti Meta ka shfrytëzuar përvjetorin e lindjes së Presidentit të 32-të të SHBA, Franklin D. Roosevelt, për të përcjellë një mesazh të tij. “Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat.” shkruan zoti Meta në Facebook, ndërsa e konsideron “Një mesazh i mençur, i fuqishëm, aktual për çdo epokë dhe që na fton për reflektim”. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme