PD: Bashkia e Tiranës me taksat më të larta në vend, asnjë investim për qytetarët

Partia Demokratike ka akuzuar sot Bashkinë e Tiranës se ka vendosur më shumë taksa për qytetarët dhe bizneset në vitin e ardhshëm. Në një deklaratë për mediet Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Mateo Spaho
ha se prej 5 vjetësh, banorët e kryeqytetit paguajnë taksat më të larta në vend, por nuk marrim pothuajse asgjë mbrapsht si investime për përmirësimin e cilësisë së jetës.
“Edhe për vitin e ardhshëm, Erion Veliaj ka ndjekur të njëjtën skemë. Më shumë taksa për qytetarët dhe bizneset, më pak përfitime për ta.Të gjithë e kemi provuar në lëkurë sa i vështirë ishte ky vit për secilin prej nesh. Por Erion Veliaj vazhdoi të mbysë me taksa dhe gjoba bizneset dhe qytetarët. Këtë vit ka marrë nga xhepat tanë 113 milionë euro. A kemi ne shkolla dhe kopshte më të mira? Jo! Madje kemi më pak. Kemi ujë të pijshëm 24 orë? Nuk kemi. Kemi ne shërbim publik urban më të mirë? Askush nuk e thotë këtë. A ka në Tiranë më shumë gjelbërim? Përkundrazi. Ka më shumë beton. Mjafton të dalësh me një kamera për të parë se infrastruktura është skandaloze”, tha ai.
Po ashtu, Spoho shtoi se Veliaj ka marrë këtë vit pandemie 113 milionë euro.
“Për vitin e ardhshëm, pritet të na marrë edhe më shumë, pa na kthyer ato në investimet dhe shërbimet e duhura. Edhe ato që llogarit të bëjë, i bën shumë shtrenjtë, duke na vjedhur. Me Projektbuxhetin e vitit 2021 Erion Veliaj llogaritet të marrë nga xhepat tuaj, të dashur qytetarë dhe biznese të dërrmuar nga kriza, rreth 120 milionë euro”, tha ai
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



