PD dega Korçë: Dëgjesat me qytetarët false, buxheti i bashkisë në përfundim

Politikë | 6 vite më parë

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Sorina Koti tha sot në një deklaratë për mediat se turi i dëgjesave me qytetarët që po kryhet nga ana e bashkisë së Korçës është fals dhe i padobishëm pasi nga ana tjetër është duke përfunduar projekt buxheti dhe paketa fiskale, pa futur në to kërkesat dhe problemet e qytetarëve:

Koti është shprehur se Partia Demokratike nuk është kundër investimeve e zbukurimeve të qytetit, por sipas saj prioritet i vendimmarrjes duhet të jenë nevojat e qytetarëve, të cilat lidhen me investimet në ndërtimin e banesave sociale, ndihma ekonomike dhe ushqimore për shtresat në nevoje, kujdes i dedikuar vecanërisht karshi pensionisteve, që jetojnë vetë dhe janë më të rrezikuar nga pandemia, ujësjellësat në fshatra, rrugë dhe mundesi zhvillimi lokal nëpërmjet investimeve publike apo lobimit në qeveri me projekte më të mëdha zhvillimore rurale. Koti theksoi se njësitë administrative duan shkolla ku të bëhet mësim normalisht dhe shërbim shëndetësor të përmirësuar, funksional dhe profesional pasi pandemia i ka gjetur pa mjekë dhe pa pajisje! Pikërisht këto sipas PD janë nevoja themelore të domosdoshme dhe jetike për të cilat ia vlen të dëgjosh qytetarët dhe të shpenzosh!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme