Meta takim online me mjekët, Specialistët: Të fuqizohen spitalet rajonale dhe të vlerësohen nevojat

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një komunikim online me mjekë e specialistë, në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Ish ministri i Shendetësisë Petrit Vasili tha se duhet të ketë një dekoncentrim të situatës dhe vijë zjarri në të gjithë territorin. “Strategjia e testimit duhet të jetë perfekt. Duhet të ketë një dekoncentrim të situatës. Është pandemi e duhet vijë zjarri në të gjithë territorin”,apeloi Vasili.
Ndërsa Tritan Shehu kërkoi fuqizimin e spitaleve rajonale.”Mjeku i familjes duhet të futet në lojë, sepse është shumë i rëndësishëm. Mjeku i familjes duhet që të mbrohet me të gjitha mjetet. Në të gjitha vendet ku ka të shtruar, duhen kujdes i veçantë. Unë jam për spitalet rajonale e kështu do të ishin pranë qytetarit, prsh duhet të ishte aktivizuar spitali në Durrës, Shkodër etj. Sot nuk ka një aparat eko në Shqipëri. Qeveria duhet të kontraktonte me vende të BE-së. Duhen vaksina të konsoliduara. Në Shqipëri të vijnë vaksina të certifikuara, si kudo në Europë”, tha ai.
Mjeku Arjan Harxhi në fjalën e tij tha se duhet bërë një vlerësim nevojash për antibiotikët dhe kortizonikët për të parashikuar sesi do të jenë këto nevoja në të ardhmen.” Duhet vlerësimi i nevojave, është shumë i rëndësishëm. Dëgjojmë fjalë që thonë distributorë që po na mbarojnë antibiotikët nëpër depo apo kortizonët. A jemi në gjendje ne që të bëjmë një vlerësim të stokut, të këtyre mjeteve apo mallrave, për të parashikuar se kush do jetë e ardhmja. A dihen, a janë këto të dhëna. Një vlerësim nevojash, mora vetëm një shembull. Një shembull tjetër mund të jetë vlerësimi i nevoja në rang kombëtar për oksigjen. A e dimë sa oksigjen do na duhet në të ardhmen? Jo vetëm në shërbimin terciar, jo vetëm ne spitalet Covid, por dhe në shërbimin ambulator, të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që po trajtohen pacientë në shtëpi dhe me oksigjeno-terapi”. tha mjeku.
Presidenti Ilir Meta tha se cështjet e ngritura nga mjekët janë shumë të dobishme dhe kërkojnv vëmendje tv menjëhervshme.
“Paneli i mjekëve dha mendime të dobishme. Shumë çështje që u ngritën kërkojnë vëmendje, sepse situata është dinamike për të gjithë e çdo reflektim ndihmon për t’ju paraprirë situatave në të ardhmen” tha zoti Meta. “Roli i mjekëve të familjes është i rëndësishëm. Ne kemi parasysh strategjinë e qeverisë, por ne kemi kritikat tona, ato qqë ne gjykojmë që mund të jenë në konsideratë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




