Basha nga Shkodra: Rreth 5 mijë biznese janë mbyllur, mungon mbështetja nga qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi këtë të mërkurë një bashkëbisedim me sipërmarrësit në Shkodër . Në fjalën e tij, zoti Basha deklaroi se biznesve u ka munguar mbështetja nga qeveria dhe për këtë arsye janë detyruar të mbyllen.“4.900 biznese janë mbyllur në Shkodër. Ekonomia 7 vite në krizë, pandemia vetëm sa e rëndoi gjendjen. Falimentimi masiv i bizneseve vjen pasojë e braktisjes së biznesit nga qeveria.” tha zoti Basha.
Lideri demokrat i është kthyer sërish debatit për rastet e vdekjeve në vend nga koronavirusi. Ai vazhdon të këmbëngulë se kryeministri socialis , Edi Rama fsheh numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID-19. “Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekjesh. Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lart. Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare”, deklaroi kreu i PD.
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha premton vendosjen e taksës së sheshtë 9 %, si masë për liberalizimin e ekonomisë dhe mbështetjen e biznesit. “Taksa e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit, sigurimeve shoqërore, rrit fitimet e biznesit. Programi ynë synon të ndërtojë rregulla të qarta, të zbatueshme dhe burokraci minimale. Taksa e sheshtë është një mënyrë për të shmangur abuzimet ndërkohë që dixhitalizimi largon taksidarët nga dera e biznesit. Inspektorët nuk mund të rrinë në derë të biznesit”, tha lideri demokrat Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




