Sonte në #Përballë, negociatat, a ka më kohë/shpresë?

Politikë | 6 vite më parë

Një nga objektivat e Presidencës gjermane të  Këshillit të Bashkimit Evropian është hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Javën e kaluar ministri gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth, u bëri thirrje kolegëve të tij të BE-së të miratojnë hapjen e negociatave. Por Bullgaria vuri veton për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë i duhet ende të plotësojë kushtet e vendosura nga Këshilli.

Para mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare, duhet miratuar korniza negociuese. Të gjithë vendet janë dakord për Shqipërinë, për kornizën negociuese, por për të mbërritur deri në “aktin final”  të hapjes negociatave, Shqipërisë i duhet të plotësojë 2 nga 15 kushtet, bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe reformën zgjedhore? A ka më kohë deri në fund të muajit dhjetor apo Konferenca e Parë Ndërqeveritare do të mbesë për vitin e tjetër? Sonte në #Përballë me raporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos. Ora 21.55, në RTSH 1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme