LSI në zgjedhje, Kryemadhi : Rinia shqiptare energjia dhe zemra e popullit shqiptar!

Politikë | 6 vite më parë

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së e cila po zhvillon një proces votimi në përfundim të të cilit do të rikonfirmohet në krye të partisë, ka deklaruar se po pret me padurim zgjedhjen e strukturave drejtuesve që do dalin nga ky proces. “Unë sot kandidoj për t’u riemëruar, por po pres me padurim zgjedhjen e strukturave drejtuesve që do dalin nga ky proces, që do drejtojnë LSI-në në misionin kombëtar për t’u dhënë shqiptarëve punësim, arsimin e merituar, dhe standard jetese” tha zonja Kryemadhi. Ajo ka shprhur kenaqësinë për praninë e shumë të rinjve. “Jam i lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Ekipi i LSI me studentët e LRI i kanë dhënë mesazh politikës shqiptare. Për të realizuar zgjedhje të lira do të thotë të duash vendin tënd. Rinia shqiptare jo vetëm është energjia, është zemra e popullit shqiptar” tha Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme