Kodi Zgjedhor, sot debati në parlament
Parlamenti shqiptar pritet të diskutojë sot Dekretin e Presidentit “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.
Seanca zhvillohet në atmosferën e polemikave mes presidentit Meta i cili kërkon shtyrjen e seancës derisa për ligjin të shpreht Komisioni i Venecias dhe kryeministrit Edi Rama i cili këmbëngul në miratimin e shpejtë të tij.
Në venmendje janë edhe disa interpelanc si ajo me ministrin e Shtetit per Rindërtimin, Arben Ahmetaj kërkuar nga deputeti Halit Valteri, por edhe Akti Normativ me fuqinë e ligjit “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”.
Parlamenti pritet të shqyrtojë edhe disa projektligje të tjerë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




