Gjiknuri, letër Vasilit dhe Bylykbashit. Kërkon mbledhje të Këshillit Politik të enjten

Damian Gjiknuri njofton mbledhjen nesër të Këshillit Politik duke lajmëruar edhe se nismën e PD do e dorëzojë në Komisionin e Ligjeve. Gjiknuri u ka drejtuar një letër Vasilit dhe Bylykbashit ku sqaron qëndrimet e PS për hapjen e listave, për pragun elektoral, për kandidatët për deputetë për koalicionet parazgjedhore. Gjknuri sqaron në letër se çështja e nxehtë e koalicionit është trajtuar me herët ne këshill dhe se sipas tij opozita nuk po argumenton sipas dakordësisë së rënë mes palëve. Deputeti socialist thotë se koalicionet nuk kanë qenë një pikë e përfshirë në marrëveshjen e 5 qershorit dhe për këtë arsye thotë Gjiknuri nuk mund të kërkohet nga opozita një negociate për një çështje që nuk është përfshire ne dokumentin e miratuar në fillim të qershorit.
Gjiknuri thotë se bie poshtë edhe pretendimi i opozitës për mënyrën e listimit të kandidatëve pasi sipas tij është përzgjedhur një model i përhapur gjerësisht edhe në vende të tjera dhe sipas shumicës nuk prek thelbin e konsensusit mes palëve.
Duket se mbledhja e nesërme do të jetë e nxehtë dhe e ashpër duke patur në konsideratë qëndrimet e kundërta të palëve dhe reagimet e komunitetit ndërkombëtar për reformën zgjedhore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




