Incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti: Të zbardhet ngjarja! Mickoski: Herën tjetër do ta pres vetë Osmanin

Kosovë | 2 vite më parë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski në një konferencë të përbashkët me homologun e Kosovës Albin Kurti, ka komentuar edhe incidentin e ndodhur në aeroportin e Shkupit, ndaj presidentes, Vjosa Osmani.

Të dy kryeministrat shprehën keqardhjen e tyre për këtë ngjarje ndërsa kryeministri Mickoski, theksoi se herën tjetër do të dalë vetë ta presë miqësisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” tha Mickoski.

Nga ana e tij, Kurti e konsideroi këtë rast si një përjetim dhe përvojë tejet të rëndë për presidenten e Kosovës, ndërsa theksoi se pret që ngjarja të hetohet dhe zbardhet në tërësi.

“Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës me 2 gusht në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje. Krerët shtetëror këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do te ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë rastin në tërësi”, theksoi Kurti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme