MPJD: Emigrantët të shmangin udhëtimin nëpër Serbi

Kosovë | 2 vite më parë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) të Kosovës u ka kërkuar emigrantëve nga Kosova që jetojnë e punojnë në vendet europiane që të shmangin lëvizjen nëpër territorin e Serbisë.

Në njoftimin për mediet, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd bën me dije se po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i  vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shton se do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Më herët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se organet e sigurisë po punojnë për mbledhjen e informacioneve.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme