Kurti: BE e SHBA sillen shumë butë ndaj Serbisë, ta detyrojnë t’i vendosë sanksione Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po tregohen të buta ndaj Serbisë.
Sipas Kurtit, ato duhet t’i caktojnë një ultimatum Beogradit për t’i vendosur sanksione Rusisë.
Ai ka thënë se Serbia duhet të rreshtohet kah Perëndimit në mënyrë që t’i japë Kosovës siguri se është e përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka vënë në dukje se Brukseli dhe Ëashintgoni duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’i japin afat kohor Serbisë që t’i vë sanksione Federatës Ruse.
“Sapo Serbia t’i vendosë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte momenti kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund të kërcënojë sigurinë e kontinentit.
Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ka thënë Kurti në një intervistë për “Financial Times”.
Kurti ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




