Nurellari: Shanset për një president shqiptar në Maqedoninë e Veriut janë minimale

Rajon | 3 vite më parë

Analisti Adri Nurellari deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se shanset për një president shqiptar në Maqedoninë e Veriut janë thuajse minimale.

Këtë deklaratë ai bëri ndërsa po komentoheshin zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, nëse do të ishin këto zgjedhje parlamentare, BDI-ja do të kishte 17 deputetë, VLEN 12 deputetë.

“Por janë sjellje të ndryshme zgjedhjet presidenciale me ato parlamentare. Një pjesë e votuesve nuk del në zgjedhje presidenciale sepse nuk e shikon veten në të tilla zgjedhje. Shqiptarët janë te rreth 220- 240  mijë votat. Shumë shqiptarë dalin për zgjedhje parlamentare, por jo për presidenciale. Besoj se do shtohet numri në zgjedhjet parlamentare. Shanset janë minimale që të zgjidhet president nga shqiptarët. Në Maqedoninë e Veriut ka pjesëmarrje të madhe në zgjedhje parlamentare. Diferenca mes dy partive më të mëdha maqedonase janë të mëdha. Po shohim një rrotacion pushteti në Maqedoninë e Veriut. VMRO-DPMNE-ja po fiton në mënyrë masive. Mund të jemi në skenarin që VMRO-DPMNE-ja të luajë me ndonjë parti të vogël shqiptare, një skenar që e kemi parë edhe në 2016. VMRO-DPMNE-ja ka bërë një fushatë raciste ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj BDI-së së Ali Ahmetit. Ka deklarata që të mos bëhet qeveri me shqiptarët, por vetëm me maqedonasit”, tha Nurellari.      

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme