Nurellari: Dështimi i opozitës në Maqedoninë e Veriut është dështim i Kurtit

Rajon | 3 vite më parë

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, analisti Adri Nurellari u shpreh se këto zgjedhje ishin dështim i partive opozitare në Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu ishte një dështim i Kurtit.

Gjithashtu analisti Nurellari u shpreh se ky ishte një dështim edhe për vet Albin Kurtin sepse ka qenë mbështetësi kryesor i formimit të koalicionit.

“E para që do thoja dhe do vija në dukja është se ky është dështimi flagrant i partive opozitare dhe e Kurtit personalisht sepse ka qenë bekusi, kumbari dhe mbështetësi kryesor i formimit të koalicionit, dhe shpalljen Taravari e bëri pas takimit me Kurtin”, tha analisti Nurellari.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme