Serbia krijon grup pune kundër anëtarësimit të Kosovës në KE, Daçiq: Do udhëhiqet nga unë dhe Petkoviq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë me dije se ditën e sotme (5 prill) do të formohet ekipi special që do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, çështje kjo që do të diskutohet më 16 prill në Asamblenë Parlamentare të KE-së.
Daçiq ka deklaruar se ky ekip do të udhëhiqet nga ai dhe drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.
Formimin urgjent të këtij ekipi e kërkoi një ditë më parë (4 prill) presidenti serb Aleksandër Vuçiq në një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë.
“Nuk dua të jem i pakëndshëm para kamerave, vetëm ju kërkoj që t’i përkushtoheni. Është e një rëndësie vendimtare për ne dhe të bëni gjithçka që mundeni, të flisni me të gjithë, sepse do të ketë edhe Anëtarët e BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për të cilën jam i sigurt se mund të sigurojmë se nuk janë pozitivë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Hungaria nuk është e vetmja, dhe Hungaria është mikja jonë e madhe. Pra, ne duhet të punojmë dhe duhet të luftojmë dhe t’u tregojmë atyre të gjitha pasojat”, tha Vuçiq.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




